Sezoni i ri i Ligës Premier në rrezik, disa lojtarë refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19

Klubet e Ligës Premier dhe EFL janë të shqetësuar se lojtarët që refuzojnë të marrin vaksinën COVID-19 mund të prishin fillimin e sezonit.

Sezoni EFL do të nisë të Premten, kur Bournemouth takohet si vendas me Ëest Bromin në Championship, dhe Liga Premier fillon një javë më vonë.Sidoqoftë, vetëm pak ditë para se të kthehet futbolli, klubet janë të shqetësuar për ngurrimin e lojtarëve që të vaksionohen ndaj coronavirusit.

Disa lojtarë ende po refuzojnë të bëjnë vaksinimin dhe sipas The Sun, për shkak të preferencave personale ose për shkak të besimit të tyre, gjë që po shkakton ndasi në disa dhoma të zhveshjes.

Një klub Championship thuhet se është detyruar të izolojë lojtarët pasi një lojtar, i cili nuk ishte vaksinuar, rezultoi pozitiv me coronavirus.

Një burim i tha gazetës: “Ne e dimë që njerëzit do të kenë pikëpamjet dhe arsyetimet e tyre, por kjo po shkakton përqarje”.

Një lojtar këtu refuzoi të vaksinohej dhe tani është i infektuar. Pastaj në ditët në vijim lojtarët dhe stafi tjetër rezultuan pozitivë”.

“Kjo do të thotë që njerëzit duhet të izolohen dhe po shkakton prishje të mëdha në planifikimin tonë me sezonin që fillon në një javë”.

Planet para sezonale të Manchester United u goditën në fillim të kësaj jave kur disa lojtarë dhe stafi i regjistruar kishin rezultuar pozitiv në testet e bëra.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *