Kurti i pret të artat e Kosovës me lule (FOTO)

Kryeministri Albin Kurti i ka pritur xhudistët e Kosovës në aeroportin “Adem Jashari” të cilët arritën pas Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Kurti në këtë ceremoni u pa i lumtur teksa i dhuroi lule kampioneve olimpike Nora Gjakova dhe Distria Krasniqit.

Kujtojmë se sonte ka mbërritur ekipi olimpik i Kosovës nga Tokio, ku atje Nora Gjakova e Distria Krasniqi fituan medalje të arta në kategoritë përkatëse në xhudo.

Ekipi olimpik i xhudos në krye me trajnerin Driton Kuka do të mbajnë konferencë për media, shkruan Klankosova.tv.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *