Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 5.759 teste, ndërsa janë regjistruar 72 raste të reja me coronavirus.
Në Shkup – 20, Kumanovë – 14, Tetovë – 10, Gostivar – 9, Manastir – 7, Strumicë – 5, Ohër – 3, Kavadar, Strugë, Kërçovë dhe Berovë nga 1.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 9 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Nga MSH njoftojnë se sot nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156.452, numri i pacientëve të shëruar është 150.371, numri i të vdekurve është 5.493, ndërsa numri i rasteve aktive është 588.