Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme mbrëmë kanë ndaluar transportin ndërkombëtar të drogës në vlerë prej 250.000 euro.
Siç njoftoi MPB-ja, policë dhe prokurorë, në orët e mbrëmjes, në rrugën rajonale Strugë – Ohër, në afërsi të bregut të Liqenit në Strugë, kanë arrestuar dy persona, në afërsi të të cilëve janë gjetur katër çanta me marihuanë në sasi prej 80 kilogram në vlerë prej 250 mijë euro.
Pas kontrollit të kryer në vendin e ngjarjes nga ane e ekipit kontrollues, droga e gjetur është tërhequr për ekspertizë dhe pas marrjes së udhëzimeve nga Prokuroria Publike e Strugës, do të parashtrohet kallëzim penal përkatës për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, në bazë të nenit 215 të Kodit Penal./TV21