Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 93-të me radhë e ka plotësuar Programin për mbështetje të turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta me 22.990.000 denarë shtesë, me çka vlera e përgjithshme e mjeteve nga pjesa e I e këtij programi në vend se 15.000.000 denarë, do të jetë 37.900.000 denarë.
Me masën e parashikuar do t’u mundësohet personave, të cilët të hyrat mujore në familje nuk e tejkalojnë vlerën neto prej 30.000 denarë, të shfrytëzojnë pushim vjetor në qendrat turistike dhe në të njëjtën kohë t’u ndihmohet qendrave turistike për rritjen e vëllimit të punës jashtë sezonit turistik.
Qeveria, gjithashtu e ka miratuar Informacionin për realizimin e Thirrjes publike për mbështetje financiare për Agjencitë e licencuara turistike dhe ka sjellë Vendim për miratim të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, si pjesë e pakos për realizim të pasojave nga Covid-19.
Me këtë vendim, aprovohen mjetet në vlerë prej 50.880.000 denarë nga 258 agjenci turistike të licencuara.
Qeveria ka sjellë Vendim për mbështetje financiare për klubet e natës, me të cilën miratohen mjete në vlerë prej 8.324.480 denarë për 17 klube të natës nga programet për mbështetje të kompanive për ballafaqim të pasojave nga Covid-19.
Nga programet për mbështetje për ballafaqim të pasojave nga Covid-19, Qeveria e ka sjellë edhe vendimin për mbështetje financiare të restoranteve të dasmave, për të cilët, për 107 subjekte juridike, janë miratuar mjete në vlerë prej 51.650.798 denarë.