Nis riatdhesimi i familjeve shqiptare nga kampi i ISIS

Familjet shqiptare në kampin e ISIS po iu dorëzohen autoriteteve shqiptare.

Lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar  në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave dhe tre fëmijëve të cilët do të riatdhesohen nga kampi Roj në vendin tonë.

“Departamenti i Jashtëm në Administratën Autonome njoftoi se ata do i dorëzojnë disa familje të ISIS qeverisë shqiptare. Fotografia e disa grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin Roj”, shkruan ai teksa publikon një foto.

Po ashtu edhe gazetari i “Le Iene” në Itali, Taulant Kolikaj ka shpërndarë një foto ku shihet i rrethuar nga fëmijët dhe gratë shqiptare që pritet të riatdhesohen.

“Po vjen edhe një tjetër grup. Kënaqësi të angazhohesh në kë kauzë” shkruan Koplikaj./ABN

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *