Zaev kërkon mbështetje pë Ligjin p5r administratë

Shifra e administratës po zvogëlohet dhe atë e konfirmojnë të gjitha shifrat zyrtare. Por, shteti duhet të vazhdojë me racionalizimin dhe profesionalizmin e saj, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Sipas Zaevit, sot mund të thuhet edhe se është bërë një hap serioz drejt departamentizimit të administratës. Por, siç porositi, reformat për administratë efikase, efektive dhe profesionale publike duhet t’i mbështesë edhe Kuvendi.

Punësimet kohëve të fundit, informon, për shkak të plotësimit të vendeve të zbrazëta – pensionime dhe shkuarje të disa qytetarëve në sektorin privat. Këto pozita, sqaroi Zaev, për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk kanë mundur të plotësohen sepse financat e Buxhetit ishin kahëzuar drejt mbështetjes së ekonomisë dhe shëndetësisë.

“Reformat në administratën publike duhet të mbështeten nga Parlamenti, veçanërisht ligjet të cilat në shtator do të jenë në rend dite. Ato janë përpunuar nga ekspertë, flasin edhe me opozitën dhe do t’i fillojnë të gjitha bisedat paralelisht  me partitë politike qeveritare me qëllim që reformën ta kalojmë së bashku. Besoj se mund të arrijmë në këtë. Transparenca  është aleati më i madh në departamentizimin e administratës dhe profesionalizmit të saj, ndërsa me zgjidhjet e reja ligjore besoj se do ta përparojmë procesin për të cilin të gjithë aspirojmë”, theksoi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Kiril Pecakov.

Zaev potencoi se nga 165.000 në vitin 2017, administrata sot është reduktuar në 132.000.

“Administrata për mua është edhe Zaev dhe ministrat e zëvendësministrat, të gjithë, unë dhe të tjerët. Shifra vazhdon të zvogëlohet dhe atë e konfirmojnë numrat zyrtar. Më së shumti është e përfaqësuar në ndërmarrjet publike në nivel lokal dhe shtetëror. Por, shteti duhet të vazhdojë  me racionalizimin e saj. Gjatë 1 viti e gjysmë të fundit për shkak të masave të koronës, mjetet ishin kahëzuar  për  ekonominë dhe të sëmurët nga korona. Saktë një vit e gjysmë nuk kishte  plotësim adekuat të vendeve të zbrazëta për të cilat administrata kishte nevojë, disa shkojnë në pension, disa të tjerë në sektorin privat”, tha kryeministri.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *