Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi mëngjesin e sotëm ka nënshkruar aktin e miratimit të Ligjit për shtetësi, i miratuar ditë më parë në Kuvend, shkruan Alsat. Vendimi i organit ligjvënës i është dorëzuar Presidentit Stevo Pendarovski i cili sipas Kushtetutës duhet ta dekreton dhe shpall në Gazetën Zyrtare.Xhaferi në takimin me gazetarët u shpreh shkurt se “Presidenti nuk ka arsye të mos e dekretojë Ligjin për shtetësi”.
Në rast se i pari i shtetit vendos mos dekretimin e tij, Ligji mund të kthehet në lexim të tretë dhe më pas Presidenti obligohet ta dekreton.Ligji për shtetësi i harmonizaur mes opozitës shqiptare ASH-AAA dhe Qeverisë parashikon lehtësimin e procedurave për marrjen e statusit shtetas, duke dëshmuar lidhjen me shtetin vetëm përmes një dokumenti zyrtarë. Deri tek miratimi i tij erdhi pas bllokadës disa mujore të Kuvebdit nga opozita shqiptare. Propozimi i parë u bllokua me amendamente në Kuvend, ndërsa javën e kaluar Qeveria të njëjtin e propozoi me yllin Evropian.