Ganiu: Nga sot ne Çair kemi rrugë me emrin “Jusuf Gërvalla”

Sot së bashku me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe njëherësh e bija e veprimtarit Jusuf Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, deputeten e zonës nga radhët e BDI-së, Merita Koxhaxhiku, nënkryetaren e Aleancës për Shqiptarët dhe njëherësh këshilltare komunale, Bujare Abazi, kryetarin e degës së ASH-së në Çair, Zudi Koka, drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, Besim Koka, anëtarin e kryesisë Qendrore të BDI-së dhe ish-kryetar i Ligës së Boshnjakëve dhe dy mandate deputet, Rafet Muminoviq , zv/sekretarin e Qytetit të Shkupit, Aziz Maksuti, Besnik Ajetin koordinator i grupit të këshilltarëve të BDI-së në qytetin e Shkupit, sikurse edhe drejtorë të shkollave dhe qytetarë, sot shpalosëm tabelën me emrin e ri të rrugës “Jusuf Gërvalla” në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit ka shkruar Visar Ganiu ne rrjetin social Facebook transmeton Info7.mk.Me këtë rast shpreha falënderimin dhe kënaqësinë që ministrja Gërvalla na nderoi me pjesëmarrjen e saj në aktin e shpalosjes së emrit të ri të rrugës.

May be an image of 7 people, people standing and outdoors

Gjithashtu përkujtova se me vendosjen e emrit të Jusuf Gërvallës në këtë rrugë të Komunës së Çairit, çdo ditë do ta kujtojmë veprimtarinë e njeriut që aq shumë e deshi kombin, lapsin, fjalët e bukura e muzikën. Jusuf Gërvalla kishte edhe një lidhje të veçantë me Shkupin, sepse një kohë të konsiderueshme punoi si gazetar pikërisht këtu.Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ndërkaq u falënderua pa masë për këtë akt të nderimit të babit të saj, veprimtarit Jusuf Gërvalla.Së bashku vizituam edhe Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe ndaluam tek murali i punuar me mozaik në Sheshin Skënderbeu, ku gjendet edhe figura e Jusuf Gërvallës.

May be an image of 6 people, people standing, suit and outdoors

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *