Falë sekretarit shtetëror Resmi Ejupi, avancohen administratoret shqiptar

Nga sot, 2 udhëheqës të Sektorëve, 2 udhëheqës njësishë 5 këshilltarë dhe 1 referent i pavarur që të gjithë kuadro shqiptare, do të veprojnë në hierarkinë e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Sekretari Shtetëror, Resmi Ejupi, ka nënshkruar vendimet e reja të administratorëve, të cilët pas konkursit të brendshëm u avancuan në pozita më të larta të nënpunësve administrativ, njofton Flaka. Gjatë ditës së sotme nënshkrova vendimet e reja të administratorëve, të cilët pas konkursit të brendshë u avancuan në pozita më të larta të nënpunësve administrativ. Në këtë konkurs i cili ishte i hapur për 19 administratorë, u avancuan edhe 9 kuadro shqiptare të cilë janë të punësuar në Ministrinë e punës dhe politikës social. Avancimet u bënë ne të gjitha nivelet edhe atë 2 udhëheqës të Sektorëve, 2 udhëheqes njësishë 5 këshilltarë dhe 1 referent i pavarur. Urime dhe suksese për të gjith administratorët”, deklaron Ejupi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *