Shkëndija kërkon përmbysje të rezultatit

Skuadra e Shëndijës zhvilloi stërvitjen e fundit para përballjes me Rigën e Letonisë, në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra tetovare humbi duelin e parë në Letoni me 0-2, andaj duhet të shënojë fitore me gola diferencë ose më shumë për të hapur dyert e raundit të tretë eliminator.Trajneri Ernest Gjoka dhe sulmuesi Besart Ibarimi, besojnë në kualfikim dhe jnë të vetëdijshëm se për të arritur cakun e dëshiruar, secili futbollist duhet të jep maksimumin.

Ne e dimë situatën në të cilën gjendemi, kemi humbur 2:0 ndeshjen e parë edhe pse verdikti i asaj ndeshje duhej të ishte ndryshe duke llogaritur faktin se skuadra prodhoi. Jam shumë i bindur se skuadra nesër do të jetë gati të japë diçka për të arritur objektivin që kemi,” tha mes tjerash Gjoka.

Sulmuesi Ibraimi beson se në këtë përballje do të thyejnë tabun e shënimit ët golave në skenën evropiane, pasi që ajo ka munguar në dy sfidat me Murën dhe ndeshjen e parë në Letoni, ku sipas Ibraimit, fati sportive nuk ishte në anën  e Shkëndijës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *