Mini shengen: Zaev, tani po fillon një epoke e re

Kryeministri Zoran Zaev në Forumin Ekonomik që sot po mbahet në Shkup u shpreh se tani po fillon një epokë e re e bashkëpunimit në rajon. Në fjalimin e tij paralajmëroi se do të nënshkruhen 2 memorandume dhe një marrëveshje që do t’i lehtësojë procedurat administrative.

“Niveli më i lartë i mirëkuptimit dhe lidhjes ka filluar të krijohet, si dhe një hapësirë ​​vitale rajonale, ndërsa kjo është dëshira jonë e përbashkët.Dua t’ju siguroj se vullneti ynë është shprehje e angazhimit maksimal,” tha Zaev.

Në Forumin Ekonomik në Shkup janë të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *