“Formula1 “, 14 vetura garuan ilegalisht në autostradën Shkup – Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas mesnatës, ka ndaluar një organizim të garave ilegale me 14 vetura në autostradën Shkup – Tetovë.

Si pasojë, 6 prej veturave kanë qenë edhe të parregullta teknikisht.

“Mbrëmë, (29-korrik) gjatë periudhës prej 00.30 deri në ora 01.30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë – Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor, pas informacioneve të marra parapraksiht se në autostradën Shkup – Tetovë, gjegjësisht në pompën e benzinës deri në hyrje të Tetovës, do të organizohen gara ilegale me vetura, për çfarë menjëherë është vepruar dhe janë kapur 14 vetura me targa të Tetovës dhe të shteteve të huaja, të cilët janë mbajtur përkohësisht në Stacionin Policor në Tetovë. Gjatë ditë së sotme, veturat janë dërguar në kontroll teknik të jashtëzakonshëm, ku te gjashtë prej tyre janë konstatuar parregullsi teknike, prej të cilave 2 kanë qenë në shpejtësi më të madhe dhe janë konfiskuar në kohëzgjatje prej 3 muajsh”, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.

Më tej njoftohet se të gjitha veturat e parregullta menjëherë janë larguar nga komunikacioni, kurse kundër shoferëve janë shqiptuar kallëzime përkatëse dhe do të përballen me dënimin prej 400 eurosh në kundërvlerë denari.

“Sektori për punë të brendshme Tetovë apelon te qytetarët, gjegjësisht te gjenerata më e re, se organizimi i garave ilagale me vetura është e rrezikshme për ata dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe se çdo veprim në kundërshtim me Ligjin do të sanksionet në mënyrë adekuate”, thuhet në njoftim.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *