Ministria e Ekonomisë siguroi 23 milion denarë shtesë për vauçerat për turizëm prej 12,000 denarëve për personat me të ardhura të ulëta që kanë aplikuar në Thirrjen Publike. Me rebalansin e buxhetit për vitin 2021 janë siguruar mjete shtesë për vauçerët për turizëm, me çka mbi 3,500 qytetarë me të ardhura të ulëta këtë vit do të mund të kalojnë pushimet në kapacitetet vendore turistike, njoftoi në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Sipas Bekteshit, deri më tani janë lëshuar 1.250 vauçerë për turizëm prej 12.000 denarëve me vlerë 15 milionë denarë siç ishte parashikuar në Programin për turizëm vendor të vitit 2021 për punëtorët me të ardhura të ulëta.
“Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar dhe që plotësojnë kushtet për të marrë vauçer për turizëm vendor të njëjtat do tu dorëzohen gjatë javës së ardhshme.Vauçerat për turizëm mund të përdoren më së voni deri më 30 Nëntor 2021 në kapacitetet turistike vendore të cikët janë paraqitur në Thirrjen Publike të Ministrisë së Ekonomisë. Mbështetja e sektorit të turizmit është prioritet i yni”, shkroi ministri Bekteshi.