Me ndërtimin e segmentit të 165 të kontruksionit të çeliktë, ura e Peleshkit në Kroaci, sot do të lidhet zyrtarisht Komarna me Brijesten, që nënkupton lidhjen e shumëpritur të territorit të Republikës së Kroacisë rrugës tokësore.
“Ura e Peleshkut është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm që aktualisht po e realizojmë në Kroaci, e ajo çfarë më së shumti na gëzon se e kemi realizuar në kohë dhe me sukses. Me këtë vendi ynë po lidhet dhe mund të themi që qeveria ka realizuar ëndrrën e kamotshme”, ka deklaruar ministri i Turizmit, Oleg Butkoviq, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për projektin më të rëndësishëm gjeostrategjik në Kroaci, projekt i interesit nacional me të cilin i është dhënë fund “ndarjes” dhe tani përmes rrugëve tokësore do të kalohet në të gjitha anët.