Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se data e zgjedhjeve lokale nuk ndryshohet, shkruan Alsat. Sipas tij, Grupet e punës kanë konstatuar se fushata për regjistrimin e popullsisë kryqëzohet me fushatën e zgjedhjeve lokale vetëm 3 ditë dhe kjo nuk bën një ndryshim të madh.“Nuk ka nevojë për asnjë ndryshim në datën e zgjedhjeve. Data e zgjedhjeve është 17 tetori”, tha mes tjerash Zaev.