Qeveria në seancën e sotme tematike kushtuar procesit të decentralizimit institucional, i shqyrtoi dhe miratoi Plotësimet përparimin e procesit të decentralizimit fiskal, duke i përfshirë edhe kriteret për shpërndarje të grantit nga TVSH-ja sipas simulimeve me propozim-konkluzionet.
“Qeveria solli konkluzion të formohet grup i punës për përgatitje të vendimeve ligjore adekuate, për formim të Agjencisë për zhvillim lokal dhe rajonal, me nga një përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Ministrisë së Financave, Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Zyra për Zhvillim Rajonal të Barabartë dhe BNJVL, punën e së cilës do ta koordinojë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale”, informon pres-shërbimi qeveritar. Ndërmjet konkluzioneve të kësaj mbledhje të Qeverisë është obligimi për Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave dhe Byroja për Zhvillim Rajonal të Ekuilibruar dhe referimi deri tek BNJVL, të nominojnë nga një përfaqësues në grupin e punës në afat prej 10 ditëve nga miratimi i këtyre konkluzioneve.
Mes konkluzioneve të kësaj mbledhje të Qeverisë është obligimi për Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Byronë për Zhvillim Rajonal të Ekuilibruar dhe referimi deri tek BNJVL, të nominojnë nga një përfaqësues në grupin e punës në afat prej 10 ditëve nga miratimi i këtyre konkluzioneve.
“Ky grup i punës duhet të dorëzojë vendime ligjore adekuate për formim të Agjencisë për Zhvillim Lokal dhe Rajonal deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më së voni deri në fund të vitit 2021”, shtohet në kumtesë.
Përveç kësaj, Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave ta dorëzojë draft-propozimin e Ligjit për plotësime dhe ndryshime të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale te të gjitha ministritë kompetente dhe tek BNJVL, dhe të përgatisë propozim vendime ligjore në lidhje me prioritetet e lartpërmendura deri në shtator të vitit 2021 dhe t’i dorëzojë në Qeveri.