Zëvendës kryetari i parë i QRM dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, në fjalimin e tij në seancën solemne kushtuar përvjetorit të MO-së theksoi se shënojmë përvjetorin e një dokumenti të rëndësishëm i cili solli paqe, ndryshoi Kushtetutën dhe shoqërinë dhe hapi perspektivat euroatlantike.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi informoi se në organizim të Qeverisë në këtë mbledhje solemne fillojnë një sërë ngjarjesh me të cilat do të shënohet 20 vjetori i Marrëvehshjes Kornizë të Ohrit “Përtej Ohrit”.
Pas një sërë aktivitetesh në disa qytete në të cilat do të kyçen më shumë institucione, ngjarja qendrore do të mbahet më 13 gusht, në ditën kur u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit.
Në këtë ngjarje, të organizuar në bashkëpunim me Universitetin Kolumbia nga Nju Jorku, u konfirmua pjesëmarrja e kreut shtetëror, por edhe e miqve nga bashkësia ndërkombëtare, dhe protagonistët që morën pjesë në procesin e realizimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Piter Fejt, Dejvid Slin, Robert Seri, Brenda Pirson, Poll Viliams, Dejvid Filips dhe të tjerë.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, informoi se në bashkëpunim me këshilltarë të angazhuar nga BE-ja, që punojnë në riorganizimin e administratës shtetërore, është përpiluar Propozim-ligj për punën e Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, i cili do të jetë ndërtuar në një ministri të vogël efektive që do të kujdeset për të drejtat e të gjitha bashkësive, jo vetëm etnike, por edhe të të gjitha përkatësive të mundshme.
Me propozim të zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, Qeveria në këtë mbledhje solemne i miratoi konkluzionet sipas të cilave Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut konstaton se pjesa normative e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit u miratua nga ana e institucioneve të Maqedonisë së Veriut dhe zbatimi i dispozitave ligjore është proces ditor i vazhdueshëm i cili zhvillohet pandërprerë.
Konkluzioni nga mbledhja e Qeverisë është se Marrëveshja Kornizë e Ohrit kontribuoi drejt rritjes së shoqërisë kohezive, të barabartë dhe një shoqëri për të gjithë qytetarët dhe bashkësitë, si dhe për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.
Në këtë mbledhje Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Programin për shënimin e manifestimit për 20 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë së Ohrit.