Dështon në finale, por sjell medaljen e parë olimpike pas 21 vite

Dejan Georgievski, siguroi medaljen e parë olimpike, pas pritjes 21 vjeçare të Maqedonisë. Georgievski në disiplinën e taekvondos, arkëtoi medaljen e argjendit në Lojrat Olimpike në Tokio 2020, pasi që në finale të kategorisë nderi më 80 kg, u mund nga rusi Larin Vladisllav me rezultat 15-9. Atleti rus nga fillimi e deri në fund kishte epërsi, duke mos lejuar për asnjë moment që Georgievski të shpresojë për medaljen e artë.

22 vjeçari, Georgievski siguroi medaljen e 14 -të olimpik për Maqedoninë, duke humbur vetëm finalen e madhe.

Në rrugën deri te medalja e argjendit në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, Georgievski mundi Rafael Alba-n nga Kuba, Sejdu Gabane nga Bregu i Fildisht dhe në gjysmëfinale, sportistin nga Korea e Jugut, Don Kjo In.

Kujtojmë se medalajen e fundit nga Lojrat Olimpike për Maqedoninë, e siguroi mundësi Mogamed Ibragimov në Sidnej në vitin 2000, kur arkëtoi medaljen e bronzit. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *