Sipas prokurores Gordana Smaqoska, dënimet për organizatorët e 27 prillit janë tepër të ulëta.
Ajo theksoi se është e befasuar nga dënimet e ulëta, për shkak se në gjykimin e mëhershëm për zbatuesit e dhunës në Kuvend i shqiptuan dënime të larta.
“Mendoj se gjykimi është i atillë siç është. Gjykatësi e arsyetoi pse marrë vendimin dhe pse rrethanat lehtësuese kanë dominuar në këtë vepër penale. Rrethanat lehtësuese, sipas mendimit tim, gjykata nuk duhej të jep dënim nën 10 vite burg”, tha prokurorja Smaqoska.
Ndryshe, sot ish-kreu i Kuvendit, Trajko Veljanoski sot në Gjykatën Penale u dënua me 6 vite e 6 muaj burg. Ish-ministri Spiro Ristovski u dënua me 6 vite e 3 muaj, ndërsa njëlloj u dënua edhe Mile Janakieski. Ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski u dënua me gjashtë vite burg.