Në Kuvend sot do të mblidhen komisionet për çështje evropiane, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, si dhe për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Para Komisionit për çështje evropiane është Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.
Komisioni për sistem politik do të mbajë dy seanca. Në rend dite të seancës së parë është Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftim në lexim të dytë, ndërsa në të dytin është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, të parashtruar nga Talat Xhaferi, Jovan Mitreski, Arbër Ademi, Kastriot Rexhepi, Surija Rashidi dhe Nikola Micevski.