Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Kroaci, ku nga rrokullisja e autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë deri tani raportohet për 10 të vdekur.
Kurti përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se ende nuk kanë konfirmime zyrtare për detajet e aksidentit. “Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb”, ka shkruar Kurti.