Nga nesër, të gjithë qytetarët të cilët për shkaqe shëndetësore nuk mund të shkojnë deri në pikën e vaksinimit, mund që të vaksinohen në kushte shtëpiake, gjegjësisht aty ku jetojnë. Paraqitjen për vaksinimin e personit të pa lëvizur mund ta bëj ndonjëri nga familjarët, duke u paraqitur direkt në shtëpinë e shëndetit të qytetit ku jetojnë apo përmes linjave të telefonit të cilat ministria e Shëndetësisë I ka publikuar për secilin qytet. Vaksinimin në kushte shtëpiake do ta bëjnë ekipet mobile të shtëpive të shëndetit nëpër qytetet e vendit. Ndërkohë vaksinimi në terren dhe ai në pikat tjera të vaksinimit vazhdon të ecë. Deri dje janë vaksinuar rreth 490.000 qytetarë, prej të cilëve mbi 330.000 me dy doza. Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 17.085 persona prej të cilëve 5.977 me dozën e parë.