Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Kasapolli: Po bëjmë çdo gjë që është e mundur në këto momente të vështira

Një autobus me targat e Kosovës ka dal jashtë rrugës në afërsi të Slavonski Brod, me ç’rast kanë vdekur dhjetë persona.

Gëzim Kasapolli, ambasadori i Kosovës në Kroaci, ka folur pas aksidentit tragjik që la të vdekur njërin prej dy shoferëve të autobusit si dhe nëntë pasagjerë.Për fat të keq jemi në vendin ku kemi pas një fatkeqësi. Unë do doja ta falënderoj qeverinë kroate dhe të gjithë që na kanë ndihmuar në këto momente të vështira. Dua tu shpreh ngushllime familjeve të viktimave dhe të kenë mirëkuptim për ne dhe se po bëjmë çdo gjë me institucionet këtu dhe në Kosovë. Ne do të jemi me ata në këtë kohë të vështirë”, tha fillimisht Kasapolli.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *