Sonte kisha nderin të marr pjesë në Festivalin folklorik ndërkombëtar “Saraj Fest 2021”. Me këtë rast përgëzoj organizatorin e Festivalit SHKA “Drita e Dërvenit” dhe kryetarin e saj Azbi Shaipin, por edhe Komunën e Sarajit bashkë me kreun e saj Blerim Bexhetin, për atmosferën e mrekullueshme që sollën përmes kësaj ngjarjeje kulturore ka shkruar Visar Ganiu, ne rrjetin social facebook transmeton Info7.mk.
![May be an image of 2 people, people standing and outdoors](https://scontent.fskp3-1.fna.fbcdn.net/v/t1.6435-9/219652505_2871452976516685_9079681929966016648_n.jpg?_nc_cat=102&ccb=1-3&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=EukA4WFggz8AX82TAZ5&_nc_ht=scontent.fskp3-1.fna&oh=b65a8e4cdd08a3ff7dae4cf6b55e2ccf&oe=611F41E6)
Festivalet janë gjithmonë të mirëpritura dhe për t’u përshëndetur për faktin se gjallërojnë rajonet tona, sjellin kultura të ndryshme më afër njëra tjetrës përmes këngëve e valleve.Edhe sonte si çdoherë ishte kënaqësi të dëgjohej melosi dhe të shihej tradita e rajoneve të ndryshme që u sollën në Saraj nga ansamble të ndryshme nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria e Mali i Zi.Uroj që tradita e këtij Festivali mos të ndalojë ritmin e vet asnjëherë.
![May be an image of 1 person and standing](https://scontent.fskp3-1.fna.fbcdn.net/v/t1.6435-9/221355879_2871453196516663_4208353322238880583_n.jpg?_nc_cat=111&ccb=1-3&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=7qmjxlyFIIcAX8zF4Bq&_nc_ht=scontent.fskp3-1.fna&oh=0a4c1be698d8de1ecfc7c6511d6773cf&oe=61206472)