Në Tetovë zbradhen rastet e tre vjedhjeve

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka zbardhur tre raste të vjedhjeve të rënda, një vjedhje dhe një tjetër vjedhje në tentativë, dhe si të dyshuar për kryerjen e këtyre vjedhjeve deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, penalisht do të raportohen katër të mitur nga Tetova dhe fshatrat Llërc, Dëbërc dhe Sedllarcë e Epërme.

Të katër të miturit dyshohet se në periudhën nga marsi deri në fund të qershorit të këtij viti, kanë marrë pjesë në kryerjen e këtyre veprave penale (krime pronësore) dhe në vende të ndryshme, më shpesh  në vende të ndryshme kanë vjedhur produkte të ndryshme.  Shumica e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer pronarëve të tyre”, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *