Ndërtimi i autostradave nga Bektel-Enka, pa tender

Zëvendës Kryeministri për Luftimin e Korrupsionit, Ljupço Nikollovski, nuk e di planin B të kolegut të tij qeveritar, Ministrit të Transportit Blagoj Boçvarski, i cili tha se një plan i tillë ekziston, nëse kontestohet ligji për Behtel-Enkan për ndërtimin e autostradave. Nikollovski njoftoi se nesër do të ketë një takim me komisionin anti-korrupsion, të cilët njoftuan se për shkak të dyshimeve për korrupsion ligjin do ta dorëzojnë në Kushtetuese. Ai tha se do t’i kërkojë anti-korrupsionit mbështetje për ligjin.

Nuk e di kush është ai që do të përpiqet të përfshihet në korrupsion, kur bëhet fjalë për kompanitë më të mëdha në botë, dhe me mbështetjen e të gjithë mbështetësve ndërkombëtarë të vendit tonë”- deklaroi Ljupço Nikolloski- Zëvendës Kryeministër për Luftën kundër Korrupsionit.

 Në një bisedë të shkurtër telefonike për Alsat, kryetarja e Antikorrupsionit tha se nuk do ta ndryshojë asgjë mendim e saj, dhe të hënën ligjin do ta kontestojë në Kushtetuese. Sipas procedurës, ligji hyn në fuqi të shtunën, sepse atëherë skadojnë tetë ditë nga votimi në Kuvend.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit

“Është e vërtetë që nesër do të kemi takim me zëvendës- kryeministrin për parandalimin e korrupsionit Lupço Nikollovski. Por është një takim i rregullt dhe ne e ftuam atë me rastin e shpërnguljes në ambientet e reja. Ligji me të cilin “Behtel-Enka” do të ndërtojë autostrada të hënën me siguri do ta kontestojmë përpara Gjykatës Kushtetuese”

Nga kabineti i presidentit thonë se Pendarovski e ka firmosur dekretin. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *