Ministri Filipçe u apelon qytetarëve që të vaksinohen

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe nëpërmjet rrjetit social Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen sa më shpejtë që është e mundur. Ministri Filipçe mes tjerash shkruan se në Evropë dhe botë janë vendosur kufizimet për personat e pa vaksinuar kundër Covid-19.

“Vendet po paralajmërojnë qytetarët e tyre që të vaksinohen në mënyrë që të mos përballen me kufizime në funksionimin normal. U bëj apel të gjithë qytetarët të cilët ende nuk janë vaksinuar të vaksinohen sa më shpejtë që është e mundur. Vaksinat janë efikase dhe të sigurta, vetëm vaksinimi masiv mund t’i japë fund pandemisë globale të Covidit”, ka shkruar ministri Filipçe.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *