Tahir Ameti: Fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme

Fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme, ato mundë të godasin çdo moment, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme të jetëve të njerëzve dhe të mirave materiale.
Stuhia që ka goditur ditëve të fundit disa pjesë të Evropës perëndimore, shkaktoi vërshime të mëdha, duke lënë shumë njerëz të vdekur dhe duke shkaktuar dëme tepër të mëdha.

Kosova, në rast të ndonjë fatkeqësie më të madhe natyrore, edhe pse ka një kuadër të konsoliduar ligjor, kur jemi te gjendja aktuale në terren, nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, logjistike dhe operacionale, andaj është e domosdoshme ngritja dhe zhvillimi i këtyre kapaciteteve, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për t’i përballuar fatkeqësitë e mundshme natyrore.

Jodomosdoshmërisht institucionet shtetërore mund të parandalojnë fatkeqësitë natyrore. Porse, patjetër që institucionet shtetërore duhet të garantojnë reagim të koordinuar dhe profesional.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *