Mimoza Rexhvelaj Intelektuale e mirënjohur nga Malësia e Madhe, zgjidhet pjesë e listës së kandidatëve, për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, njoftimin për këtë e ka dhënë vetë Zonja Mimoza Rexhvelaj në një postim në rrjetin social Facebook. Më poshtë ju sjellim të plotë postimin e Zonjës Rexhvelaj.
Të nderuar miq,
Ndjehem e vlerësuar dhe mirënjohese të jem pjesë e listës së kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PDSH-së.
Gjej rastin të falenderoj Degën Malësie e Madhe për propozimin e emrit tim, si përfaqsuese e tyre mes shumë emrave të nderuar. Të jem e sinqert nuk e prisja është befasi edhe për mua.
Të flas për vete do ishte e tepërt,jam munduar të eci në hapat e të parëve të mi, vlerat e trëvesë time t’i kem gjerdan krenarie.
Nesër votohet nga demokratët, do ndihesha e privilegjuar e vlersuar ta meritoja votën tuaj.
Me shumë prej jush njihem dhe jam rreshtuar në protesta, qendresë, beteja për një Shqipëri më të mirë.
Duke ju uruar suksese, uroj të zgjidhni njerëzit që mendoni se ju përfaqsojnë.
Lista është e gjatë, me emra që i bëjnë nder Shqipërisë!
Bekime! 🙏🏻
Ju jam mirënjohese!