Në Tearcë vaksinimi filloi me një orë vonesë, kërkohet ndryshimi i orarit

Në fshatin Sllatinë të komunës së Tearcës vaksinimi në terren dhe pa termin, ka filluar me një orë vonesë.

Edhe pse plani parashihte që vaksinimi të fillojë në ora 12:00, mjekët kanë arritur në ora 13:20.

Kjo ka shkaktuar radhë të pritjes nga udhëtarët dhe revoltë te të njëjtit, raporton korrespodenti i TV21.

Mjeku Besnik Mustafai vlerëson se me këtë tempo, është vështirë të përfundojnë komunën e Tearcës. Kërkohet ndryshimi i orarit, pasi nuk mund të vaksinohen për një orë 200 qytetarë.

Vetëm sot, janë vaksinuar rreth 500 banorë në 4 fshatra.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *