FC Shkupi me rezultatin e përgjithshëm 3:1 eliminoi Llapin, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë fazë skuadra shkupjane ka peshkuar skuadrën e njohur portugeze të Santa Klara. Do të jetë kjo hera e parë që FC Shkupi do të luaj ndaj një skuadre portugeze, kampionat ky shumë herë më i fuqishëm se i yni, megjithatë në futboll tashmë nuk ka favorit të theksuar, ashtu që skuadra “bardhekaltër” nga Çairi mund të bëjë edhe një hap tjetër këtë edicion në krye me trajnerin Goce Sedlloski.
Ndeshjen e parë FC Shkupi do ta zhvillojë në Shkup me datë 22 korrik, ndërkohë atë kthyese një javë më pas në Portugali