ARIFI:Infektimet e reja në Tetovë me pasqyrë të lehtë klinike

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, shpreson se situata epidemiologjike nuk do të përkeqësohet dhe se nga Shtatori nxënësit dot mund të kthehen nëpër shkolla.

Ajo tha se është rritur numri I infektimeve të reja me COVID-19 në Tetovë, por të gjithë janë me pasqyrë të lehtë klinike.

Në pyetjen e gazetarëve për rritjen e infektimeve, Kryetarja Arifi ka theksuar se arsyeja është rritja e numrit të qytetarëve në Tetovë dhe numri I testimeve për shkak të udhëtimeve.

“Cështja e parë është se kemi një numër të madh të njerëzve që qëndrojnë në qytet kurse e dyta, një numër I madh I njerëzve kryejnë testime PCR për shkak të udhëtimeve dhe për këtë shkak numri është më I madh. Nga takimi që kemi patur me Qendrën Klinike, na thanë se për momentin nuk kanë pacientë me pasqyrë të rëndë klinike” – ka deklaruar Kryetarja Arifi.

Kryetarja e Komunës së Tetovës duke folur rreth vaksinimit tha se pret që deri në fund të Korrikut numri I personave që kanë marrë dy doza të vaksinave në Qendrën e Vaksinimit në Tetovë të arrijë në 35.000 qytetarë.

Duke I komentuar klasterët e rinj në Rajonin e Tetovës, Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se nuk mendohet për karantinim lokal dhe se fokusi është vënë në vaksinimin e popullatës.

Ministri Filipçe tha se pas klasterëve të rinj në Tetovë veprohet sipas parimit të njëjtë të zbatimit të anketave epidemiologjike dhe izolimit të kontakteve të rrezikshme, kurse katër të infektuar me llojin “brazilian” tashmë janë të karantinuar. /KlanMacedonia

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *