Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov falënderoi Këshillin Drejtues të LSDM-së që në mbledhjen e djeshme u vërtetua kandidatura e tij edhe për një mandat në Bashkinë e Shkupit.
“Falënderoj partinë time për besimin dhe mbështetjen. Shkupi meriton më të mirën, ndërsa ne vazhdojmë bashkërisht në fitore të reja”, u shpreh Shilegov.
Gjatë ditës së djeshme, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas mbledhjes bëri të ditur 30 kandidatët për kryetarë komunash që LSDM do t’i mbështesë. Ai shtoi se në bazë të anketave kanë përzgjedhur më të mirët.