Një avion Boeing 777-31H i kompanisë Emirates u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Malpensës në Itali pasi u godit nga një stuhi e fuqishme breshëri, që shkaktoi dëme të mëdha në aeroplan. Mirëpo nuk u raportua për të lënduar në mesin e pasagjerëve në aeroplan.
Pilotët bën dy tentativa për t’u ulur dhe mezi ia arritën
Ai filloi ngjitjen duke u drejtuar në veri-perëndim, pastaj kur ishte mbi liqenin Orta ai kërkoi një kthim në Malpensa, duke zbritur me shpejtësi; atëherë ai tentoi dy zbarkime. Ulja e parë “e humbur” ishte në 17L, pista e majtë e marrë nga Veriu; e dyta në 35L, pista e majtë e marrë nga Jugu.
Aeroplani bëri një xhiro shumë të gjatë, gjithashtu fluturoi mbi Vigevano dhe Abbiategrasso tri herë. Rreth orës 6 pasdite ai arriti të ulej