Ministria e Shëndetësisë bën të ditur pse janë rritur rastet me COVID-19 në Tetovë

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e ndjek gjendjen epidemiologjike në Tetovë pas rritjes së numrit të rasteve të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pas rritjes së numrit të të infektuarve në Tetovë dhe rajonin e Tetovës, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse është në komunikim të vazhdueshëm me Qendrën për Shëndet Publik.

Ata thonë se rritja e numrit të rasteve të reja vinë për dy arsye, e para është për shkak të një dasme, ndërsa arsyeja e ditë është familja shumëanëtarëshe kanë marrë pjesë në aheng familjar. Nga MSH theksojnë se disa nga pacientët nuk kanë dhënë të dhëna të sakta.

MSH bën thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë me epidemiologët, ndërsa refuzimi i bashkëpunimit nga pacientët vështirëson zbatimin e anketave epidemiologjik dhe kjo mund të sjell numër të madh të të infektuarve.

“Momentalisht na gëzon fakti se nga 65 raste aktive në Tetovë, vetëm 12 jamë me simptoma dhe nuk ka të hospitalizuar në Kovid Qendrën në Tetovë. Deri tani nuk është vërtetuar lloji delta i coronavirusit”, sqarojnë nga MSH.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *