21 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni dhe asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.227 testime për coronavirus, ndërsa 21 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 11 janë në Tetovë, 3 në Shkup, 3 në Kumanovë, 2 në Strugë dhe nga 1 në Gostivar dhe Shtip.

Nga MSH thonë se nuk është regjistruar asnjë viktimë në 24 orët e fundit.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 7 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.823, prej të cilëve 150.139 janë shëruar, ndërsa 5.487 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (13 korrik) është 197.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *