Maqedoni: Rihapet “Qafë Thana” për punëtorët sezonal

Pika kufitare e Qafë Thanës është rihapur për punëtorët sezonalë, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3-6 muaj të tjerët kanë kaluar këtë të hënë. Këta punëtorë ditorë u ndaluan të kalojnë për 3 ditë me radhë në kufi, me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit, në një kohë kur midis Shqipërisë dhe RMV duhet vetëm një kartë ID.

Burime për A2 saktësuan se kjo u lidh me vdekjen e një shqiptari disa ditë më parë kur priste dru në një pyll pranë Ohrit dhe për këtë arsye autoritetet ndaluan punëtorët ditorë pasi punonin në të zezë. Qëllimi sipas autoriteteve ishte që këta punëtorë t’iu lidhen kontrata dhe të siguroheshin.

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 8000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Ndryshe nga herët e tjera, fluksi ka qenë më i lartë në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë me 4500 shtetas, duke regjistruar kështu hyrjet më të mëdha gjatë kohëve të fundit.

I lartë vazhdon të jetë edhe numri i daljeve nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj. Burime zyrtare bëjnë me dije se nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut në 24 orët e fundit kanë dalë 3770 shtetas.

Fundjava është ajo që krijon radhë të gjata të udhëtarëve që kalojnë kufirin për shkak edhe të sezonit veror.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *