Qindra studentë, profesorë dhe qytetarë të shumtë, mbrëmë në sheshin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës bashkërisht kanë ndjekur finalen e EURO 2020, e cila u zhvillua në Wembley të Londrës.

Dy kombëtaret finaliste, ajo e Italisë dhe Anglisë me lojën e bukur që zhvilluan dhuruan plot emocione te futbolldashësit të cilët bënin tifo për kombëtaret e tyre të preferuara.Kjo finale në sheshin e Rektoratit të UT-së u organizua nga Parlamenti Studentor i UT-së. Studentët dhe qytetarët vlerësuan lart organizimin dhe kushtet e ofruara që këtë finale ta shijonin sikur të ishin të pranishëm në stadiumin Wembley të Londrës.Në fund kësaj fitore iu gëzuan më së shumti mbështetësit e ekipit kombëtar të Italisë në krye me Roberto Mancinin.


