Në aksident që ndodhi sot pasdite në rrugën Strazhë – Gostivar humbi jetën një çiklist.
Aksidentin në SPB Tetovë është paraqitur në ora 13:30. Sipas informacioneve të para, në rrugë është goditur çiklistë A.O nga Vrapçishti i cili ka humbur jetën.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit Policor Gostivar.
55 vjeçari i cili ka marrë pjesë në aksident dhe që ka drejtuar automjetin me tabeela të Shkupit është marrë për procedurë të mëtejshme.