Vazhdojnë aktivitetet letrare të organizuara nga departamenti i letërsisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi “

Sot takimi u zhvendos pran bibliotekës “Marin Barleti”, ku u diskutua mbi temën:”Botuesit shqiptarë në tranzicion.” ben të ditur Mimoza Rexhvelaj.

Të ftuar në këtë bashkëbisedim ishin drejtori i Entit botues “Gjergj Fishta” Tiranë, Frano Kulli dhe prof.as.dr. Ag Apolloni përfaqësues i Shtëpisë Botuese “ Bard Books” në Prishtinë.

Folëm për librin si po funksionon trekendeshi: autor-botues-lexues, si ka ndikuar perjudha e tranzicionit mbi letërsinë dhe cilësin e botimeve…

Veprimtaria ishte frytdhënëse dhe shumë e domosdoshme për kohën ku po jetojmë, për pengesat që hasen në botimin dhe shpërndarjen e librit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *