Me qëllim të maksimizimit të transparencës dhe respektimit të Rregullores së Procedurës, për disponueshmërinë publike të Projektligjit të ri për Kullotat, do të mbahet debat publik nesër në Sallën e Madhe të MBPEU-së.Ftohen institucionet shkencore dhe shoqatat e mbarështuesve të bagëtive, në drejtim të përfshirjes së plotë të të gjithë aktorëve, që të shprehin publikisht pikëpamjet, vërejtjet dhe propozimet e tyre në lidhje me Projektligjin e ri për Kullotat.Unë jam gjithmonë i hapur për dialog konstruktiv dhe zgjidhje të përbashkëta. Miratimi i ligjeve prek drejtpërdrejt fermerët dhe unë jam më i lumtur kur bëjmë ndryshime sipas kërkesave dhe nevojave të tyre. Para se ligji për kullotat të paraqitet për miratim, ne do ta analizojmë atë në detaje nesër në debatin publik.Të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e vërtetuara do të merren në konsideratë për vlerësim të mëtejshëm shkruan ministri Arjanit Hoxha.