MASH: Sigurohet mbështetje financiare për rreth 40 mijë studentë

Me shumën prej 2.400 denarësh që Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’u paguajë studentëve një racion të subvencionuar nga tetori, ndërsa do të mund të blihet ushqim te cilido tregtar. Mjetet do të paguhen drejtëpërdrejtë në llogarinë rrjedhëse të studentit të cilët i plotësojnë kushtet.

“Kjo risi parashikohet për shkak të pandemisë dhe masave të mundshme kufizuese në vjeshtë. Tani masat janë relaksuar dhe objektet hotelierike po punojnë, por ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm kur mund të kemi masa të reja kufizuese, dhe pikërisht  atëherë studentët do të marrin mjetet. Prandaj, me ndryshimet ligjore, mundësojmë që kjo e drejtë të realizohet  në mënyrë të pavarur nga pandemia dhe racionet të  sigurohen edhe  nga shitoret”, kumtoi MASH.

Zgjidhja ligjore e miratuar fillimisht parashikonte që mjetet  të përdoren vetëm se  në objektet hotelierike. Mirëpo me porpozim ligj ëdhtë bërë ndryshim – mjetet të shfrytëzohen te cili do  tregtarë  kuptohet me rekomandim që të jenë të dedikuara për furnizimin e ushqimit.

“Sipas llogaritjeve, sigurohet mbështetje financiare për rreth 40.000 studentë që do të përdorin këtë të drejtë, ku  në nivel vjetor sigurohen rreth 15 milionë euro”, theksojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *