Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Ibrahim Rugova, i cili ka ndodhur rreth orës 19:00. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Një bager ka rënë nga rimorkio e një kamioni dhe si pasoj kamioni ka humbur drejtimin dhe ka goditur mbrojtësen e me ç’rast lendime kanë marr dy persona”, ka thënë Hoxha.
Njesitet kompetente dhe ato policore per menaxhim dhe kontroll të autostrades kanë dalë në lokacion dhe po merren me rastin.
Bëhet e ditur se njëri krah i rrugës është liruar për qarkullim aktualisht dhe po punohet deri në lirimin e plotë të rrugës nga autoritetet kompetente