Polici gjobit të riun pa pasur radar: E mata me sy që ishe shpejt ( video)

Pasi e ndaloi, polici fillon të plotësojë gjobën ndërsa shoferi e ka pyetur se për çfarë arsye po merr këtë masë administrative, ndërsa policia ia kthen duke i thënë se edhe pse nuk kishte radar, shoferi ishte shpejt, më shpejt se sa 60 km/h që e lejon tabela në këtë aks rrugor.

Shpjegimi i policit për këtë masë administrative kishte të bënte me faktin se drejtuesi i makinës kur i është bërë shenja për të ndaluar, ka ndaluar 200 metra më larg, gjë që sipas policit nënkupton se i riu ka qenë me shpejtësi të lartë, tej normave të lejuara.

Ndërkohë, ky i fundit është justifikuar duke thënë se, arsyeja për këtë distancë të largët ishte sepse ai nuk ka dashur të frenojë fort për të konsumuar frenat, shkruajnë mediat në Shqipëri.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *