Gjatë ditës së djeshme (05.07.2021) policia ka privuar nga liria tre persona, A.A. 61 vjeçar, B.A. 22 vjeçar dhe L.A. 21 vjeç që të gjithë nga Shkupi. Pas një bastisje të kryer me urdhër gjyqësor në një shtëpi dhe hapësirë ndihmëse të saj në Hasanbeg, tek 21 vjeçari A.A. nga Shkupi i cili në momentin e bastisjes nuk ka qenë në shtëpi, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës.