Kryeministri Zoran Zaev pasdite do të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Samiti, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do ta hapë kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërsa fjalime do të kenë shefat e Qeverive të Ballkanit Perëndimorë, krerë të institucioneve evropiane, kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, Kroacia, Greqia, Bullgaria dhe Sllovenia si edhe presidenti i Francës dhe kancelari i Austrisë.