Stuhi të fuqishme dhe reshje të mëdha priten përsëri në Evropë!

Pas stuhive të fuqishme të muajit të kaluar që goditën Evropën perëndimore dhe qendrore moti është stabilizuar sadopak edhe pse vazhdimisht në disa rajone ende ka paqëndrueshmëri dhe reshje.

Stuhi të reja të fuqishme pritet të godasin përsëri Evropën dhe në veçanti Zvicrën, Francën lindore, Gjermaninë jugore, qendrore dhe lindore, pastaj Poloninë, Çekinë, Sllovakinë, Hungarinë veirore dhe pjesë të Sllovenisë. Nga Kroacia e poshtë më pak reshje, por priten stuhi të fuqishme të izoluara me breshër sidomos në Serbi.

Reshjet e fuqishme që priten në Evropë pritet të shkaktojnë edhe përmbytje të cilat mund të shkaktojnë probleme të mëdha gjatë javës.

Arsyen për krijimin e këtyre stuhive dhe rrebeshe intensive në Evropën gjatë kësaj jave mund ta gjejmë në përplasjen e masave të ndryshme ajrore: nxehtësia nga Afrika Veriore që depërton në Kontinent nga Spanja dhe Franca jugore, dhe depërtimi i menjëhershëm i masave të lagshta dhe shumë të paqëndrueshme nga Atlantiku dhe kontakti mes këtyre dy masave ajrore pritet të shkaktojë “eksplosione” atmosferike në Evropë sidomos në rajonet e lartëcekura.

Përderisa Evropa goditet nga reshje të rrëmbyeshme dhe stuhi të reja shiu ne do ta kemi valën e re të nxehtësisë afrikane dhe këto stuhi vështirë që do të mund të depërtojnë tek ne ngase lëvizjet e masave ajrore nuk favorizojnë një gjë të tillë të paktën një herë për njëherë./Meteoballkan

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *