Komisioni për Sëmundje Ngjitëse është mbledhur sot dhe ka diskutuar për situatën me pandeminë e Covid-19.
Theks i veçantë i është vënë variantit Delta të koronavirusit, pasi i njëjti ka arritur në rajon.
Megjithatë, siç mëson TV21 Komisioni pas analizës që ka bërë, ka vlerësuar se situata është stabile dhe nuk ka rekomanduar masa shtesë restriktive.
“Do të ndiqet situata”, thonë nga Komisioni, transmeton TV21.