Oficerët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, major Vegim Krelani dhe major Jaser Mulla kanë diplomuar në Kolegjin e Shtabit dhe Komandës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nënkolonel Christopher Mackin, shef i Edukimit në Detaçmentin e 7-të të Kolegjit të vendosur në Evropë shpreh që, “pjesëmarrja e Kosovës në degën evropiane të Kolegjit të Shtabit dhe Komandës së SHBA-së bazuar në Grafenwoeher është historike. Oficerët e saj ishin pjesë e grupit të parë ndërkombëtar prej katër studentëve të huaj që morën pjesë në këtë shkollim në Evropë. Ushtria amerikane për Evropë dhe Afrikë mirëpret pjesëmarrjen e ardhshme të kosovarëve në këtë shkollë. Ata mund të falënderojnë majorin Mulla dhe majorin Krelani pasi kanë caktuar një standard të lartë të përsosmërisë akademike dhe të pjesëmarrjes së fuqishme aktive në klasë”.
Kolegji i Shtabit dhe Komandës i Ushtrisë së SHBA-së është shkollë ushtarake post-diplomike një-vjeçar që aftëson oficerë ushtarakë amerikanë dhe të huaj.
Ky shkollim në aspektin e edukimit profesional ushtarak konsiderohet si i domosdoshëm për oficerët e nivelit të mesëm për zhvillim të mëtutjeshëm në karrierë. Telegrafi.com